Gjirokaster/ Fluks ne sportelet e DRSHTRR/ Muçelli: Punojme me kapacitet te plote te punonjesve

0
224

Muaji gusht qe perkon edhe me ardhjen e emigranteve ka sjell fluks ne zyrat e drejtorise rajonale te sherbimeve te transportit rrugor ne Gjirokaster. Si rrjedhoje e ketij fluksi te qytetareve ne kete drejtori po operohet me kapacitete te plota dhe staf shtese te punonjesve . Sipas kryetarit te deges te regjistrimit te automjeteve prane kesaj drejtorie , inxhinier Ardian Muçelli , sherbimet per muajin gusht kane pesuar rritje teper te larte nga vitet e meparshme. Sherbimet me te kerkuara prej emigranteve dhe jo vetem, jane kryesisht pajisja me leje qarkullimi nderkombtare , rinovim i lejeve te drejtimit apo konvertim i lejeve te drejtimit ne shtetin tone dhe ate fqinj. Ajo qe shihet si tendence , nje risi eshte dhe numri i larte i kerkesave per pajisje me leje drejtimi nga gjinia femerore. Nga ana tjeter ne sektorin e kontrollit teknik po punohet intensivisht ku deri tani jane kontrolluar 2600 automjete ku 25% kane rezultuar ngeles per shkaqe te ndryshme teknike ndaj te cileve kjo drejtori nuk ka treguar tolerance.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here