Përfshihen nga flakët kodrat e Vajkanit në Fier

0
218

Një vatër zjarri u aktivizua pasditen e sotme në fshatin Vajkan të Fierit, teksa është bërë i mundur shuarja e tyre vetëm pas një ore.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa puna e zjarrfikësve u vështirësua nga terreni kondrinor.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga varrezat e fshatit pasi mund të ketë patur ndonjë përkujtimore.

Edhe pse flakët kanë mundur të shuhen nuk i shpëtuan djegies pemët dru frutore e disa rrënjë ullinj.

Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe një banesë e pabanuar dhe për shkak se ato u përhapën në të dyja anët e rrugës është stakuar edhe energjia elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here