AKU Gjirokaster , kontrolle per mallrat ushqimore ne biznese dhe ne Kakavije

Ne nje interviste per @jugunews.net kreu i AKU Gjirokaster Armand Hila eshte shprehur se te gjithe automjetet kryesisht kamionet e mallrave me produkte ushqimore nga vendi fqinj Greqia qe hyjne permes pikes kufitare te Kakavijes por edhe anasjelltas po i nenshtrohen nje kontrolli te rrepte ne kufi. Kjo pasi siguria ushqimore ne kete sezon veror eshte i domosdoshem.
Hila thote se deri me tani kjo drejtori ka kryer mbi 700 inspektime ndersa gjate kesaj periudhe kontrolli eshte fokusuar tek pasticerite , baxhot dhe restorantet duke qene se jane me te frekuentuara dhe bejn pjese ne grupin e riskut. Te shumta kane qene paralajmerimet e bera deri tani ne subjekte te caktuara ndersa gjate muajve te meparshme ka patur dhe asgjesime te produkteve te skaduara per te cilat subjektet jane ndeshkuar me mase admnistrative. Siguria ushqimore eshte prioritet ne keto temperatura te larta ndersa fluksi i turisteve ne Gjirokaster eshte i larte e shton edhe me shume vigjilencen.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment