Bilanci i demeve nga zjarret ne Gjirokaster

Zjarret masive qe perfshin zonen e Lunxherise ne Gjirokaster shkaktuan deme te konsiderueshme ne kulturat bujqesore . Sipas nje perllogaritje paraprake jane demtuar ne zonen e Lunxherise me shume se 850 hektare ne siperfaqe. Sipas kreut te sherbimit te emergjencave civile prane bashkise Gjirokaster Fatri Brahimi demi i shkaktuar ka qene i madh ku ende po punohet ne terren per te evidentuar te gjitha kullotat si dhe cdo gje tjeter ne pronesi te banoreve te kesaj zone qe u perfshi nga flaket. Deri me tani nga konstatimet jane llogaritur 120 hektare kullote publike , 440 hektare kullot private ,45 hektare pyje publike , 100 hektare kullote jashte fondit kullotsor qe eshte e pa hipotekuar , 90 hektare toke bujqesore , 80 hektare toke truall, pemtari , vreshta dhe prona te demtuara. Specialistet vijojne punen ne terren per te llogaritur demet edhe ne zona te tjera , ne zonen e Mashkullores aty ku zjarri shkatoi gati 5 hektare dem. Situata e zjarreve paraqitet e normalizuar ne Gjirokaster ndersa me e prekur ka qene zona e Lunxherise fshatrat Arshi Lengo Asim Zenel Krine . Ku ne fshatin Asim Zenel fatkeqesisht u shenuan edhe dy viktima , çifti Andrea dhe Tatjana Haxhiaj qe ne lufte me flaket per te mbrojtur pronen e tyre humben jeten. Aktualisht ne Gjirokaster jane proceduar 7 persona per zjarrvenie te qellimshme ndersa per zjarret ne Asim Zeneli jane shoqeruar 8 persona por ende nuk ka te arrestuar te autoreve qe shkaktuan keto deme kolosale dhe mbi te gjitha 2 humbje jete.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment