Kaosi në Afganistan, Von der Leyen: BE nuk i njeh talebanët dhe as po zhvillon bisedime politike

0
188

Bashkimi Evropian nuk i ka njohur talebanët dhe as nuk po zhvillon bisedime politike me militantët.” Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen lidhur me pretendimet Bashkimi Evropian ishte duke zhvilluar bisedime me talebanët pas marrjes së Afganistanit.

Mediat e huaja raportojnë se Von der Leyen propozoi një ndihmë humanitare prej 57 milionë eurosh kundrejt Afganistanit. Ndihma e dhënë nga BE lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimin e mirë të pakicave dhe respektimin e të drejtave të grave dhe vajzave.

“Ne mund t’i dëgjojmë fjalët e talebanëve, por do t’i masim mbi të gjitha me veprat dhe veprimet e tyre,” tha von der Leyen në një konferencë shtypi.

Von der Leyen u shpreh se Komisioni Evropian është gati t’iu sigurojë vendeve të BE-së fonde që do t’i ndihmojnë me zhvendosjen dhe strehimin e refugjatëve afganë. Çështja e propozuar nga von der Leyen pritet të diskutohet në mbledhjen e G7 javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here