11.7 ton akullore kancerogjene e shitur në Shqipëri, reagon PD: Korrupsion masiv te AKU

0
166

Më herët, AKU njoftoi se 11747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Selia blu duke reaguar përmes Dhurata Çupit e ka cilësuar si reagim të vonuar kontrollet e bëra nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, në lidhje me heqjen nga tregu të disa llojeve të akulloreve të paketuara që përmbanin lëndë kancerogjene.

PD akuzon se emërimet politike jo profesionale dhe praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.


Reagimi i plotë:

Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë.

Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.

Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian.

Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara.

Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.

Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here