U rendit e dyta në listën e PS në Tiranë, Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes

Mjekja e njohur, Shefja e infektivit, Najada Çomo, e cila u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit krah siglës së PS ka kërkuar dorëzimin e mandatit ende pa filluar zyrtarisht puna në parlamentin e ri në shtator.

Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përmbyllëse për mandatin e dytë qeverisës.

Sipas Ramës, shkak për këtë vendim është bërë situata e krijuar nga prania e variantit Delta dhe rritja e ndjeshme e infektimeve në vend.

Jam i prekur nga komunikimin me Najda Çomon, e cila u bë simboli i mjekëve dhe infermierëve gjatë pandemisë.

Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes për t’iu përkushtuar luftës me virusin në Spitalin Infektiv kur varianti Delta nisi të rimbushë shtretërit. E falënderoj publikisht për këtë shembull të ndjenjës së lartë të detyrës”, tha Rama.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment