6 ditë larg përfundimit të afatit, CIA merr në dorë evakuimet e afganëve në Kabul

Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe ushtria amerikane po kryejnë operacione nxjerrjeje për të evakuuar amerikanët duke përdorur helikopterë dhe trupa tokësore ndërsa dritarja fillon të mbyllet për shpëtimin e të gjithë njerëzve në rrezik në Afganistan.

Mediat e huaja raportojnë se, CIA ka nisur operacione klandestine për të shpëtuar amerikanët brenda dhe jashtë Kabulit ditët e fundit. Misionet po përdorin helikopterë ushtarakë amerikanë, nën operacionin dhe kontrollin e CIA –s.

Një burim kongresist bëri me dije se trupat amerikane kishin shkuar në Kabul në misione të përbashkëta me aleatët e tjerë në vende të caktuara ku ata kishin marrë qytetarë amerikanë, mbajtës të kartave jeshile dhe afganë që mbanin viza speciale për të ndihmuar ushtrinë amerikane.

Operacionet ajrore dhe tokësore konsiderohen të rrezikshme në rrethanat aktuale në vend pasi SHBA ka filluar t’i japë përparësi evakuimit të amerikanëve mbi afganët që janë në rrezik. Ato përfshijnë mijëra përkthyes afganë dhe të tjerë që punuan për qeverinë amerikane, por mbeten brenda vendit dhe përballen me ndëshkim nga talebanët.

Pentagoni ka thënë se po koordinon me talebanët për sigurinë e aeroportit, por është e paqartë nëse ato diskutime përfshinin edhe misione nxjerrëse.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment