Rama: Vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi për studentët dhe pedagogët të jetë i detyrueshëm. Këto deklarata Rama i ka bërë gjatë një inspektimi që bëri paraditen e sotme në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2.

Ndër të tjera Rama tha se vaksinat nuk heqin rrezikun e infektimit, por sipas tij ndihmojnë për ta kaluar më lehtë dhe se askush nuk ja ka borxh tjetrit të shkoj në spital se disa nuk pranojnë të vaksinohen.

Duhet t’ia shpjegojmë rektoratit, vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë “duam, s’duam”, është përgjegjësi, s’mund t’i marrin të tjerët në qafë. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të pashmangshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që s’duhen të kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush nuk ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment