“Një dhimbje që na lëndon në shpirt”/ Drejtori i zjarrfikëses: Operacioni më i vështirë për ne!

Drejtori i Zjarrëfikëses në Gjirokastër ka folur pas operacionit për nxjerrjen e trupave të pajetë në aksidentin e ndodhur në Muzinë. Pëllumb Shalari shprehet se operacioni ishte mjaft i vështirë për ta, pasi ishte hera e parë që ndesheshin me një aksident me bilanc të rëndë.

Ishte një nga operacionet më të vështira pasi kishim të bënim me 5 humbje jete. Është një dhimbje që na lëndon shpirtin. Të lë pa fjalë, nuk kemi çfarë të themi”, është shprehur Shalari.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment