Dy avionë që mbanin 154 qytetarë afganë kanë mbërritur pas mesnate në vendin tonë. Refugjatët u pritën në aeroportin e Rinasit nga nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Twitter në orët e para të së shtunës, diplomatja amerikane Yuri Kim thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.
Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njërëzit nga e keqja.”
Kujtojmë se grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në vendin tonë në orët e para të së premtes. Bëhej fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli që u strehuan në tre struktura hoteliere në Durrës.