Studentët përballë dy zgjedhjeve: Vaksina ose test periodik PCR

0
150

Komiteti i Ekspertëve ditën e sotme  vlerësoi situatën pandemike dhe vendosi rregulla të reja përsa i përket ndalimit të përhapjes së virusit.

Ndër të tjera, Komiteti u shpreh se mësuesit dhe pedagogët duhet të shfrytëzojnë shtatorin si muaj të hapur të vaksinimeve +18 për të marrë dozën e  vaksinës.

“Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.”

  • Komiteti i la afat deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania. Në të kundërt, ata do të duhet të paraqesin teste periodike për të verifikuar infektueshmërinë.  

“Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here