Në pranga për korrupsion, prokurori i Sarandës Sali Hasa del nesër para KPK-së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën e seancës për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, i vënë në pranga për korrupsion. Hasa do të dalë nesër para KPK-së i shoqëruar nga gardianët.

Prokurori Hasa u vendos në pranga pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se kishte pushuar një procedim penal për një kriminel kundrejt një shume parash.

Bashke me Hasën janë vënë në pranga edhe 5 të tjerë të nën akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit – Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Grupi u diktua nga SPAK pas përgjimeve, pamjeve filmike dhe vëzhgimeve në terren. Prokurorit Sali Hasa pas kontrollit iu sekuestrua kompjuteri i zyrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment