Historia fatkeqe e Tomorrit , nga jetimorja tek lufta per mbijetese ne rruget e Shqiperise

0
183

Eshte 38 vjec por jeta per Tomorr Brahushin nuk ka qene aspak e lehte. Tomori lihet nga prinderit biologjik ne jetimoren e Vlores prej aty do te niste kalvari i vuajtjeve per te. Ne moshen 4 vjecare ai biresohet nga Kristina dhe Shpetim Brahushi çifti nga Lushnja qe e rriten ate si te ishte djali i tyre i vertete. Por gjendja ekonomike e tyre e detyroi Tomorrin te braktiste shkollen ne vetem 4 klase dhe te dilte ne rruge . Aty ku ai cdo dite siguronte disa te holla per tu ushqyer. Gjate kesaj kohe Tomorri tentoi disa here te gjente prinderit e tij biologjik por nuk ja arriti. Pas vdekjes se dy prinderve biresues gjendja e tij ekonomike u perkeqesua edhe me . Ai nisi te levizte ne nje qytet ne tjetrin nga veriu ne jug per te mbajtur frymen gjalle. Por Tomori krahas gjendjes ekonomike ka dhe probleme shendetesore ndersa ka humbur shikimin nga njeri sy. Gjate muajve te fundit Tomorri po qendron ne Gjirokaster pasi sipas tij ketu njerezit jane me te qete dhe me ndihmues pasi te shumta kane qene rastet kur ate e kane ofenduar madje edhe qelluar per shkak se lyp rrugeve. Ai thote se ne Lushnje ka nje banese por eshte krejtesisht e rrenuar ndersa i ben thirrje instancave , bizneseve apo dhe qytetareve te thjeshte ti vijne ne ndihme pasi nuk mund ta kaloje jeten duke lypur. Pavaresisht gjendjes shendetesore ai eshte i gatshem te beje cdo lloj pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here