Nisin sërish shembjet në bregdet, Çuçi: Askush të mos mendojë të ndërtojë pa leje

Ka rifilluar këtë të mërkurë, aksioni ‘Bregdeti Ynë’ pas një ndërprerje të përkohshme për shkak të sezonit turistik.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili në një njoftim në Facebook tha se në fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit si dhe në zona të tjera të vendit.

Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.

Operacioni “Bregdeti ynë” i ndërmarrë nga Policia e Shtetit ka në fokus të tij lirimin e hapësirave publike, të zaptuara pa leje nga pronarë subjektesh që operojnë përgjatë vijë bregdetare në vendin tonë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment