Kreu i KLSH thirrje qytetarëve dhe institucioneve: Denonconi këdo që abuzon me detyrën

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu i ka drejtuar një apel qytetarëve dhe institucioneve që të denoncojnë dhe të vendosin përpara organeve ligjzbatuese çdo individi që abuzon me detyrën.

 “Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit përmes postës elektronike në adresën e email-it [email protected] ose me sms në numrin e telefonit +355 676128162, për të bërë të mundur vendosjen përpara organeve ligjzbatuese të çdo individi që abuzon me detyrën.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje të ligjit penal nga punonjës të KLSH.

Gjithashtu KLSH do të bëjë përgjegjës para ligjit çdo punonjës të institucionit që nuk kallëzon aktet e korrupsionit aktiv të kryera nga punonjës të subjekteve në auditim.”thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment