Ulsi Manja në krye të ministrisë së Drejtësisë, PD: Provokim ndaj shqiptarëve

Ulsi Manja u emërua një ditë më parë nga Kryministri Rama në krye të ministrisë së Drejtësisë.

Lidhur me këtë në një postim në ‘Facebook’, ka reaguar deputeti Enkelejd Alibeaj i cili thekson se emërimi i Manjës është provokim ndaj shoqërisë shqiptare dhe një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet.

Teksa ka publikuar një fragment nga përgjimi i Bild për zgjedhjet në Dibër, Alibeaj shprehet se ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët.

Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cenon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment