Kategoria e Dytë/ AF Luftëtari dhe Flamurtari në të njëjtin grup

Është hedhur këtë të premte shorti që ka përcaktuar kalendarin e plotë të ndeshjeve të Kategorisë së Dytë, për të dyja grupet A dhe B.

Në grupin A, atë të veriut bëjnë pjesë skuadrat e:  Oriku, KSSH Veleçiku, FK Elbasani, Luzi 2008, F.C. Bulqiza, KF Gramshi, Iliria, KF Ada, FC Internacional Tirana, KF Klosi, Shënkolli dhe Murlani.

Ndërsa në grupin B, atë të jugut bëjnë pjesë: Flamurtari FC, KF Sopoti, Labëria FC, KF Devolli, KF Naftëtari, FK Tepelena, SHS Albpetrol, SHS Përmeti, FK Këlcyra, FC Gramozi, FK Memaliaj dhe AF Luftëtari.

Kampionati i Kategorisë së Dytë do të ngrejë siparin më 19 shtator dhe do të mbyllet më 1 maj të vitit 2022. Pritet një kampionat i luftuar, ku janë të shumta skuadrat që duan ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Kliko këtu për të parë kalendarin për Grupin A

Kliko këtu për të parë kalendarin për Grupin B

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment