Majko as në Kuvend, as në qeveri, ironizon ish-deputeti i PS: Tani të provojë emigracionin, që të kuptojë Diasporën

Pas shpalljes së qeverisë Rama 3, menjëherë ra në sy mungesa e Pandeli Majkos, përfshirë edhe ministrinë e Diasporës që ai drejtonte.  

Ish deputeti i PS, Taulant Dedja ka ironizuar faktin që Majko tashmë nuk do të jetë as në qeveri dhe as në kuvend, dhe për këtë sipas tij nuk është vonë që të emigrojë për disa vite që të kuptojë si duhet Diaspora.

Që Pandi Majko ta kuptojë si duhet Diasporën, tani që nuk ka më ministër Shteti për Diasporën, gjëja më e mirë që mund të bënte është të emigrojë ca vite. Ta provojë si është emigracioni në të vërtetë. Për moshën që ka nuk është vonë akoma. Kam njohur plot në moshën e Pandit që kanë emigruar në Kanada apo USA e janë vërtet të suksesshëm sot. Këtë e them pa shaka. Vetëm shef Edvini ishte emigrant i dështuar. Si thua Pandi, do ta provosh? Boll i pate 30 vjet deputet!”, shkruan Dedja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment