Regjistrohen 80 shtëpi të vjetra në Gjirokastër/ Artan Lame : E di që jam bërë dele e zezë

Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të shtëpive para viteve 1991.

Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin edhe shtëpitë e ndërtuara që nga koha otomane dhe ajo e Zogut.

Gjirokastra si qytet historik, e mbart shumë këtë kategori, të shoqëruar edhe me problematika të pafundme të trashëguara, si mungesa e dokumentacionit historik, djegia e Kadastrës në vitin 1997, mosmarrëveshjet midis trashëgimtarëve, etj.

Qytetet historike si Gjirokastra, Berati, Kruja apo Korça, shënojnë një shifër të lartë banesash të vjetra, ku objektet i kanë mbijetuar kohës dhe i janë nënshtruar procesit të certifikimit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment