Mundësia e fundit për kualifikimet në “Katar 2022”/ Sot ndeshja Shqipëri-Hungari

0
208

Më në fund në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, sot do të rikthehen tifozët për të shijuar dhe mbështetur live përfaqësuesen që aq shumë duan, në një ndeshje kundër Hungarisë.

Hungaria është një test jetik për përfaqësuesen kuqezi dhe është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht dhe shihet si mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi në Botëror “Katar2022”.

Ekipi i përfaqësueses shqiptare me trajnerin Edy Reja janë përpara një prove shumë të madhe që mund të ketë ndikim për të tashmen dhe të ardhmen e projektit kuqezi.

Kjo sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan dhe do të nisë në ora 18:00.

Ndeshja do të rikthejë tifozët në stadiume, me një kapacitet të limituar prej 30%.  Deri më tani FSHF njofton se janë shitur afro 3 mijë bileta ndërsa shitja e tyre vijon në të gjithë sportelet, Tiranë dhe Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here