Braçe: Ta dinte Nënë Tereza se shenjtërimi i saj do ishte ditë pushimi për shtetin nuk shenjtërohej

Erion Braçe, i cili nuk është më pjesë e kabinetit qeverisës “Rama 3”, vijon të përcjellë “mesazhe të fshehta” përmes postimeve që publikon në llogarinë e tij në “Instagram”.

Këtë herë, ajo çfarë e ka irrituar ish-zv.kryeministrin është dita e pushimit që ka administrata me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në postimin e tij, ai thekson se “nëse Nënë Tereza do e dinte që shenjtërimi i saj do ishte pushim, nuk do të shenjtërohej”.

“Ta dinte NENE TEREZA qe shenjterimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e qe sherbyesit publik te ZYRAVE do shelleheshin ne Palase tek NAZURI, ne Jale tek CMENDURIA, ne Hamalle tek DALLGA, ne gjirin e Lalezit tek 7 FSHTRAT E LURES apo ne sarajet e cdo oligarku, do vijonte te sherbente kudo per njerezit e zakonshem e nuk do ngjitej lart si SHENJT! ME KEMBE NE TOKE! #Miremengjes e pune te mbare te gjithe atyre qe punojne sot, nga pastruesit e deri tek infermiere e mjeke ne qendrat shendetesore e spitale!”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment