Zjarr në fshatin Panaja, flakët bllokojnë rrugën e vjetër Vlorë-Fier

Flakët kanë përfshirë një zonë të pyllëzuar në fshatin Panaja në Vlorë. Zjarri është favorizuar nga era dhe është përhapur me shpejtësi. Flakët kanë djegur sipërfaqe me ullinj dhe me shkurre.

Situata paraqitet problematike, pasi është bllokuar rruga e vjetër Vlorë-Fier. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Kujtojmë që stina e verës u shoqërua me zjarre të shumtë në të gjithë territorin. Shpesh ishin të qëllimshëm, por temperaturat e larta dhe thatësira i favorizuan flakët, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment