Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini është arrestuar sërish. Dardan Molliqaj, i cili është kryetar i PSD-së në Kosovë është vënë në pranga së bashku me disa aktivistë të tjerë të partisë.

Kjo ndodhi pasi ata kundërshtuan sot konferencën e zëdhënëses së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione.

Nuk është hera e parë që Molliqaj arrestohet. Ai ka rënë dhe më herët në pranga, pasi njihet si një ndër aktivistët më aktivë në Kosovë.

Më herët, bashkëshorti i Shahinit ka qenë pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje”, nga e cila u largua për të themeluar PSD-në.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment