Italia miraton ligjin për kultivimin e bimës narkotike

Italia ka miratuar ligjin që lejon kultivimin e 4 rrënjëve kanabis në shtëpi për arsye terapeutike.

“Kultivimi i kanabisit në shtëpi është thelbësor për pacientët që duhet ta përdorin për arsye terapeutike, si dhe për të luftuar shitjen dhe rritjen e mëtejshme kriminale“, tha Mario Perantoni kryetar i komisionit të Drejtësisë në Dhomën e Deputetëve.

Gjithashtu i miratua ligji që dënon personat që shesin kanabisin e kultivuar në shtëpi. Personat që do të kapen me sasi të vogla kanabisi do të dënohen me një vit dhe maksimumi dy për drogat e tjera, ndërsa janë rritur dënimet për trafikantët.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment