Zjarri shkrumbon spitalin covid, Tetova shpall tre ditë zie

Komuna e Tetovës ka shpallur tre ditë zie për viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme. 14 persona mbetën të pajetë si pasojë e një zjarri që ra në spitalin covid.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, teuta Arifi ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informacionet zyrtare, ndërsa premtoi ndihmë financiare për familjet e viktimave.

“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Arifi.

Në spitalin (objekt i improvizuar për trajtimin e pacientëve me Covid-19) ku ra zjarri ishin 26 pacientë. 12 të mbijetuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment