AMT në presidencë, kërkon mosdekretimin e Ramës dhe të tre ministrave

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon mos dekretimin e Edi Ramës si kryeministër të vendit dhe të disa ministrave.

Ata kanë paraqitur në presidencë një kërkesë për Ilir Metën, ku i kërkojnë që të refuzojë dekretimin e Ramës, të Elva Margaritit si ministre të Kulturës, të Mirela Kumbaros si ministre të Turizmit dhe Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë.

Juristja Adriana Kalaja tha se kërkesa për Margaritin dhe Kumbaron lidhet me veprimet e tyre për shembjen e TK, ndërsa për Manjën, sepse rezultoi në përgjime për shit-blerjen e votave.

Sa i përket Ramës, ajo tha se ka kryer një sërë veprash penale gjatë drejtimit të vendit.

“I jem i drejtuar presidentit me një kërkesë, ku kemi kërkuar mosdekretimin të kryeministrin Edi Rama dhe të disa ministrave. Për kërkesat donë i jemi referuar dispozitave ligjore. Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penale, siç është dhe SPAK.

Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje e teatrin, Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën.

Kemi kërkuar mos dekretim për Elva Margaritin, pasi ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, të Mirela Kumbaros dhe Ulsi Manjës, pasi është implikuar në shit-blerjen e votave”, tha Kalaja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment