Akuzat e Berishës, Basha: Edi Rama është i vetmi armik

Në përfundim të seancës në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se i vetmi armik është Edi Rama.

Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”, kështu ka deklaruar Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, Basha ka refuzuar të flasë.

Nga ana e tij, Berisha ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Ai nuk e pranon vendimin e Bashës për ta përjashtur, duke u shprehur se eshtë anëtar i Grupit të PD, dhe se në parti mund të futet kur të dojë.

Në Kuvend më i motivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, interesin kombëtar të kombit shqiptar. Se çfarë date është pakti do t’ia lë historianëve, ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment