KQZ shpërndan mandatet, cilët deputetë do zëvendësojnë Çomon, Ruçin, Kokën dhe Mark Markun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për deputetët e rinj që do të zëvendësojnë parardhësit e tyre, të cilët dorëzuan mandatet e fituara në zgjedhjet e 25 Prillit, disa ditë para nisjes së Kuvendit.

Mimi Kodheli merr mandatin e dorëzuar nga Najada Çomo për Qarkun e Tiranës. Gramoz Ruçi zëvendësohet nga deputetja Mirela Pitushi. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës, i dha mundësinë për të hyrë në parlament Denis Deliut. Pas largimit të Mark Markut, mandati kalon në duart e Elda Hotit si deputet në Qarkun e Lezhës.

Kujtojmë se, zëvendësuesit e deputetëve të larguar, nuk arritën të dilnin fitues nga listat e 25 Prillit. Dorëzimi i i mandateve i hapi rrugë futjes së tyre në Parlament.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment