Vrasje me armë zjarri në Fier, 31-vjeçari qëllon ish-bashkëshorten në banesën e ish-vjehrrit

0
200

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Fierin.

31-vjeçari  Elton Metaj ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Gega.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, ndërsa viktima ndodhej në shtëpinë e prindërve të saj.

“Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Policia njofton se pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” ( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here