Qytetarët protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm

0
137

Një protestë është mbajtur paraditen e sotme në kryeqytet te sheshi “Nënë Tereza” ku qytetarë të shumtë kanë dalë për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim kundër Covid.

Kjo është dita e dytë e protestës kundër vaksinimit me detyrim e planifikuar të mbahet çdo të shtunë.

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe Altin Goxhaj, i cili në fjalën e tij ai ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të fusë në trupin tonë diçka që ne nuk e duam.

Ata pretendojnë se as ata vetë nuk e dinë se çfarë pasojash ka. Unë di që ne nuk e dimë. A ka kush të drejtë të fusë në trupin tonë diçka që ne nuk e duam? Jo, poshtë diktatura. Nxjerrin ligjin fillimisht për studentët, pastaj për shkollat e mesme, pastaj për ato 9-vjeçare dhe pastaj për foshnjat e gjirit. Jo, ne javës tjetër duhet të jemi 4 herë më shumë këtu për të protestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here