“130 mln euro tendera të parafiksuar”, PD: Faturën për Unazën e Korrupsionit të Ramës e paguajnë qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati ka denoncuar parregullsitë në tenderat për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati shkruan se ARRSH do të zhvillojë 7 tendera me vlerën 130 milion euro. Sipas tij, faturën e tenderave e paguajnë qytetarët përmes taksave, teksa “çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.”

Postimi i plotë:

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.

Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.

Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.

Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment