Çmimi i lartë i naftës/ Shqipëria renditet e dyta në rajon, arsyet; shtetet me karburantin më të lirë

Rritja e çmimeve të disa produkteve bazë me të cilën po përballen qytetarët shqiptarë nuk është e vetmja. Një tjetër shqetësim është dhe çmimi i lartë i naftës, i cili pëson shpesh shtrenjtim.

Shqipëria bën pjesë në 25 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, më shtrenjtë se shtetet me nivel të lartë jetesë si Gjermania, Spanja, Luksemburgu, Austria dhe Hungaria, sipas të dhënave të marra nga “Open Data Albania”.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet si vendi i dytë çmimin më të lartë të naftës, pasi në krye të listës qëndron Serbia me një diferencë të ngushtë.

Shqipëria është një vend prodhues i naftës, por përsëri çmimet janë shumë të larta dhe kjo vjen si pasojë e taksave të larta mbi karburantin. Shqiptarët paguajnë pesë lloje taksash mbi karburantet, të cilat zënë 60.1% të çmimit final të naftës.

Maqedonia e Veriut është vendi me barrën më të ulët të taksave në rajon. Ndërsa në botë shtetet me me çmimin më të ulët janë Venezuela, Irani, Arabia Saudite, Siria dhe Angola, të cilat konsiderohen si vende prodhuese të naftës ndërsa vendi me çmimin më të lartë është Hong Kongu, Suedia, Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment