Libohovë/ “Sofat Festival” sjell për 2 ditë traditën e zonës

0
157

SOFAT Festival” është rikthyer këtë fundjavë në Libohovë për të evidentuar traditat e zonës. Festivali do të jetë edhe mbrëmjen e sotme ku vizitorët dhe banorët vendas do të shijojnë muzikën e veçantë dhe panairin artizanal ku Fanfara Tiranë me  Hysni Zelën  kanë ndezur atmosferën

Riti i brumit  dhe shijimi i verës së bërë nga vetë banorët e zonës kanë tërhequr mjaft kërshërinë në këtë aktivitet. Artizanë dhe artistët shprehen se aktivitete të tilla janë tepër fitimprurëse për zonën në aspektin ekonomik.

Pjesëmarrës këtë vit ishte dhe ansambli muzikor tradicional nga Italia “Canzoniere Grecanico Salentino”.

“SOFAT Festival” është një festival kushtuar pasurisë kulturore dhe sharmit të jetës rurale, një dimension njerëzor i cili rizbulohet vazhdimisht nëpërmjet peizazheve, arkitekturës, veshjeve, muzikës e ushqimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here