Viti i ri shkollor, Kushi: Në klasat ku nuk respektohet distanca, mësimi me turne

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, po merren masat që të respektohen protokollet e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë Covid-19.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi këtë të hënë ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar.

Në këtë takim është diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

Sot zhvillova një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas “Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne. Puna vijon që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment