Manjani: Ambasadorët përdoren politikisht. Sa herë të dëgjoni Yuri Kim, është Rama nga prapa

0
129

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se ambasadorët në Shqipëri përdoren politikisht.

I ftuar në A Show në SYRI TV, Manjani sulmon ambasadoren amerikane Yuri Kim për të cilën thotë se është kthyer në një ministre të propagandës.

Nëse Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk do që ambasadorët të kenë protagonizëm, ata nuk guxojnë ta bëjnë. Nëse Rama do që ata të flasin, do të flasin dhe e kundërta.

Ambasadorja amerikane është në agjendë politike dhe është kthyer në një ministre të propagandës.

Nuk ka asnjë lidhje me statusin diplomatik të Konvetës të Vjenës. Rama korrekt kur thotë se ata nuk kanë punë me çështjet e brendshme, pasi ata nuk merren me çështjet e tij të brendshme por merren me ato të atij tjetrit. Në Shqipëri ambasadorët përdoren sipas agjendës së qeverisë. Rama luan fijet në këtë vend. Sa herë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa. Nuk nxjerr Fugën por nxjerr Kim.

Marrëdhënia diplomatike bëhet në rrugë të përcaktuara nga konventa e Vjenës. Nuk lejohen as të flasësh apo të bësh shantazhe. Grenell iku nga ambasador i SHBA në Gjermani. Foli dhe ndërhyri në çështjet e brendshme por u largua.

Nëse do të jesh i ndershëm fol për të dyja palët politike jo vetëm për njërën palë. Është një problem i stisur për ti mbajtur njerëzit të angazhuar me punë pa leverdi dhe të nënshtruar ndaj politikës”, shprehet Manjani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here