KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës, Lorenc Mërkuri

0
224

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë, Lorenc Mërkurin.

KPK ngriti dyshime se prokurori i Sarandës, Lorenc Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cenuar besimin e publikut.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin ,do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës.

Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 e në vazhdim ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here