Ambasada e SHBA-së i dhuron policisë shqiptare pajisje hetimi kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera

0
147

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhuruar për Policinë e Shtetit pajisje hetimi me vlerë 100,000 dollarë, shumë kjo e financuar nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni diplomatik përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Sipas ambasadës, këto pajisje do të ndihmojnë institucionet shqiptare në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënimeve të tjera.

Ishte shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në ambasadën e SHBA-së Karen Riley dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që nënshkruan memorandumet për pajisjet e dhuruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here