Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Gjermani, kush është në avantazh dhe çfarë tha kandidati i partisë së Merke

Në Gjermani është mbyllur disa minuta më parë votimi dhe gjermanët po presin të marrin vesh kush do të jetë pasuesi i Angela Merkel.

Nga rezultatet paraprake, “ZDF” i jep një avantazh preh dy pikesh SPD-së. Sipas kanalit ZDF, SPD siguron 26% të votave, kundrejt 24% të Unionit të Krishterë.

 Rezultatet paraprake nuk tregojnë një situatë të favorshme për kandidatin e partisë së Angela Merkel, Armin Laschet dhe në një konferencë për  mediat, ai ka thënë se e priste që gara do të ishte e ngushtë:

“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë.”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment