Zjarr në Piskovë të Përmetit, rrezikohet parku i bletëve

0
342

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në fshatin Kosinë, njësia Administrative Piskovë, në Përmet.

Banorët e zonës të frikësuar nga përmasat e zjarrit lajmëruan menjëherë shërbimet policore dhe ato zjarrfikëse, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikës të bashkisë me dy mjete, forca bashkiake dhe banorë të fshatit.

Flakët e përhapura me shpejtësi edhe si pasojë e favorizimit të erës kanë vënë në rrezik parkun e bletëve, ndërsa vijon puna për shuarjen e zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here