Gjirokaster/ Nis viti i ri shkollor

Ka nisur sot viti i ri arsimor edhe ne qytetin e Gjirokastres nen rregulla te forta per sa i perket Covid 19 per 3732 nxenes.
Ne 6 shkolla te Gjirokastres viti i ri shkollor do te zhvillohet me dy turne ndersa me nje turn ne 12 prej tyre.
Per here te pare ne bankat e shkolles do te ulen 298 nxenes. Mesimi do te jete i reduktuar me 4 ore te plota ndersa ne klasa do te ruhet distanca ku numri i nxenesve eshte 15 persona.
Vete nxenesit jane shprehur te kenaqur per rinisjen e vitit te ri shkollor ndersa do te mundohen te rikuperojne mangesite nga viti i kaluar . Nga ana tjeter jashte kamerave prinderit pohojne se mesimi online u krijoi mjaft mangesi femijeve ndersa shpresojne qe kete vit mos te hasin me probleme pasi ndikon ne formimin e tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment