Kuvendi ndërpreu transmetimin e mbledhjes, Vokshi: E paprecedentë! Po bllokohet parlamentarizmi

0
200

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve ka dështuar që në mbledhjen e parë. Vendimi i maxhorancës për të zhvilluar mbledhjet online jo vetëm ndeshi në kundërshtime, por precipitoi edhe në debate dhe akuza. Në një prononcim për mediat, deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se veprimet e maxhorancës po tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës. Sipas saj, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka urdhëruar largimin e komisionit, në një kohë që Vokshi ishte duke folur.

Nga ana tjetër, ajo pohon se është ndërprerë edhe transmetimi i mbledhjes në RTSH Kuvend.

“Bazuar edhe në vendimin e njëanshëm ku i lihej kompetencë komisioneve të vendosnin nëse do të kishte prani fizike apo jo, Unë dje kam kërkuar të zhvillohej me prani fizike dhe jo vetëm që nuk u mor asnjë, por përkundrazi është bllokuar nga stafi i Kuvendit. Sekretari i përgjithshëm që urdhëroi largimin e stafit të komisionit kur unë iu kisha dhënë fjalën deputetëve të procedonin. Ka tentuar të bllokojë parlamentarizmin është e paprecedentë që kuvendi t’i mbyllë gojën opozitën. A e dini që u urdhërua ndërprerja e transmetimi live në Kuvend? A thua nuk është TV që paguhet nga taksat e qytetarëve por është TV privat i Edi Ramës. Pse e bënë këtë? Sepse kanë frikë nga fjala e lirë. Sot treguam që ky kryeministër që mashtron ka dy standarde: një për qeverisjen e vetë dhe një për opozitën e cila nuk duhet të ketë të drejtë fjale,” ka thënë Vokshi para mediave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here