641 raste të reja me Covid 19 , humb jetën një person nga Gjirokastra

0
208

Katër persona humbën jetën nga Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave nga 52-80 vjeç.
Po ashtu, në raportin e saj ditor, MSH njofton se pas kryerjes së 3530 testimeve janë regjistruar 641 raste të reja.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here