BE miraton Kartën Blu për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta

0
228

Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kartës Blu, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta.

Këshilli i BE-së miratoi një direktivë që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë që vijnë të jetojnë dhe punojnë në territorin e Bashkimit.

Mediat e huaja raportojnë se ky sistem synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive.

“Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE -së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i brendshëm slloven Ales Hoys.

Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet për të respektuar këtë direktivë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here