Patronazhistët në raportin e OSBE, Yuri Kim: Qytetarët të votojnë pa frikë apo presione

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u ka kërkuar autoriteteve që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa ka shpërndarë një mesazh të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit që lidhet me të ashtuquajturit patronazhistë , kërkohet hetim për të gjithë ata që cenojnë besimin e publikut gjatë procesit zgjedhor. 

Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”– shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment