Nis vit i ri akademik ne Gjirokaster

0
155

Pas më shumë se një viti mësimi online studentët rikthehen në auditore, por me një kusht, studentët dhe pedagogët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit,  një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore. Të pyetur studentët në Gjirokastër disa prej tyre thonë se kanë zgjedhur të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin ndërsa të tjerë këmbngulin se vaksinimi nuk duhet të ishte i detyrueshëm por pavarësisht kësaj për të mos humbur mësimin ata kanë kryer test .

Nga ana tjetër rektori i universitetit Eqrem Çabej , Bektash Mema në një prononcim për mediat thotë se gati 45% e studentëve janë vaksinuar ndërsa procesi i vaksinimit do të vijojë të jetë i hapur . Në rast se studentët nuk do të pranojnë të vaksinohen edhe në vijim atëherë rektorati do të mar masa në zhvillimin e mësimit online ose në fund të semestrit akademik do të kryhen seminare dhe leksione përgjithësuese. Deri më tani në këtë universitet janë regjistruar rreth 320 studentë , dega e mësuesisë ka qenë ajo më pak e preferuar .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here