Bino: Nis vaksinimi për fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike

0
228

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bën me dije se sot ka nisur vaksinimi i fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç.

Në një deklaratë për mediat, Bino tha se e njëjta gjë do të zbatohet edhe për grupmoshën 16-17 vjeç. Ekspertja e ISHP-së, ka dhënë detaje rreth vaksinimit tek fëmijët, duke theksuar se për vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç ku fillimisht do vaksinohen ata që kanë sëmundje kronike.

Bino shtoi se për vaksinimin e fëmijëve do të merrej miratimi i prindërve të tyre të cilët do të kishin mundësi të firmosnin në formularin e vaksinimit.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si psh, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryhet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.

Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër i madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.

Sa i përket dozës së tretë Bino tha se do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet.

Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për fruthin dhe tetanozin vaksinohemi disa herë pasi zbehet imuniteti. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër. Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve”, tha Bino.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, për dozën e tretë të vaksinës për +60 vjeç, sqaron se kjo dozë plotësuese mund të merret edhe duke kombinuar vaksinat Pfizer mund të marrësh Coronavac apo AstraZeneca në bazë dhe të efekteve anësore që ka pasur qytetari.

Megjithatë i vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet dhe mjekët janë trajnuar për këtë gjë është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V, tha Bino.

“Udhëzimi është i qartë në lidhje me kombinimin e vaksinave nëse kemi alergji apo kemi të dhëna që persona të caktuar nuk mund të bëjnë vaksinën por duhet ta kombinojnë. +60 mund të kryejnë dozën e tre me coronavac por me një dozë tjetër. Kush ka bërë Pfizer mund të po dozën e tretë po Pfizer ose një vaksinë tjetër. I vetmi kombinim vaksinash që nduk duhet të bëhet është ai mes AstraZeneca dhe asaj ruse Sputnik V”, tha Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here