Basha shpalli zgjedhjet në FRPD, thërret në takim grupin e punës

0
164

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të takojë paraditen e ditës sotme grupin e punës të ngritur për procesin e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

Pas këtij vendimi, në një deklaratë për mediat, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e ka konsideruar nul vendimin e kryedemokratit, Lulzim Basha, për të zhvilluar zgjedhje brenda kësaj structure, duke dalë kundër vendimit të Bashës.

“Duke qenë se PD-ja është në krizë të thellë, e gjykojmë se nuk është momenti, që të uzurpohet Partia Demokratike. Unë gjithmonë kam dashur të mos humb as edhe një anëtar të PD, e jo më të fusim Partinë Demokratike në konflikt”, u shpreh ai.

Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat katër vjeçar, ndërsa anëtarët e forumit mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Ky grup do të mbikëqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here