Bejko: Veprimet e Berishës akt kamikaz , SHBA nuk janë as “Fushë- Kruja” as Memaliaj

0
146

Brenda 7 ditësh në dhjetor do mbahen dy Kuvende Kombëtare, më 11 dhjetor ai i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe me 18 ai i thirrur nga Kryedemokrati Lulzim Basha.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Roland Bejko, në një intervistë për Ora News, është shprehur se lëvizja e Berishës është për interesa personale, dhe për të bunkerizuar PD.

Roland Bejko: Koha e marrëveshjes dhe dialogut është ezauruar dhe mendoj se ka ardhur koha e veprimit, të paktën nga ana e Berishës. Basha i dha të gjithë mundësinë, jo vetëm Berishës por edhe të gjithë demokratëve që të reflektonin dhe të shikonin analizën se çfarë po ndodh. Është e qartë që lëvizja e Berishës është për interesa personale. Është një lëvizje e cila filloi menjëherë pas datës 9, ku Basha mori vendimin për pezullimin nga grupi parlamentar dhe është një lëvizje e cila në thelb është dëshira e madhe që ka Berisha për të marrë PD, për ta bunkerizuar atë, në kuptimin që të strehohet aty, nga ajo çka mendohet se e pret pas daljes ‘Non Grata ‘ nga SHBA.

Më tej Bejko thekson se Berisha do që të marrë PD në mënyrë që t’i dëshmoj SHBA që e ka shpallur person “Non Grata” se është një fuqi e cila nuk mund të largohet nga tryezat e mëdha.

Roland Bejko: Berishës i duhet PD sepse do t’u dëshmojë atyre se është realisht një fuqi e cila nuk mund të largohet nga tryezat e mëdha, apo bisedimeve me ndërkombëtarët dhe nuk mund të largohet kaq kollaj nga politika.

Veprimet e Berishës Bejko i konsideron si akt ‘kamikaz’ ndërsa shton se SHBA e ka shpallur “Non Grata” bazuar në argumente.

Roland Bejko: Nuk mendoj se është duke treguar forcë por mendoj se është duke bërë një akt kamikaz sepse SHBA nuk janë as “Fushë- Kruja” as Memaliaj, SHBA janë një fuqi botërore të cilët kanë procedurat e shpalljes “Non Grata’, kështu që ata e kanë argumentuar vendimin e tyre. Është idiotësi t’u thuash të na jepni prova. SHBA është një aleat strategjik dhe nuk mund që PD të kërkojë pushtetin por nga ana tjetër e izoluar. Vetëm ambasadorja amerikane deklaroi se nëse Berisha merr partinë, PD do të jetë e izoluar nga SHBA.

Bejko thekson se 11 dhjetori është një miting, ndërsa sipas tij legjitim është vetëm Kuvendi i 18 dhjetorit.

Roland Bejko: Gjendur në këto kushte, them se 11 dhjetori do të jetë një datë ku Berisha do të bëjë një miting të madh, me ata që do të ketë brenda në sallë dhe me ata të cilët i ka ftuar që të jenë jashtë sallës, për të manifestuar, forcën fuqinë e tyre që a bërë brenda partisë së tij. Data 18 dhjetor është legjitime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here