Tragjedi në Bullgari/ Vdesin 46 turistë nga Maqedonia e Veriut

Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, vdiqën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Mes viktimave kishte dhe 12 fëmijë, mes tyre edhe dy binjakë.

 Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin “Pirgov” të Sofjes, tha për televizionin BTV kreu i departamentit të sigurisë nga zjarri në Ministrinë e Brendshme bullgare, Nikolai Nikolov.

“Të paktën 45 njerëz u vranë pasi një autobus mori flakë dhe u rrëzua, ose u përplas dhe më pas mori flakë”, tha Nikolov.

Ministria e përditësoi më pas numrin në 46. Në bord kishte gjithsej 53 persona.

Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat që po merrnin trajtim ishin hedhur nga autobusi që po digjej.

Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se pasagjerët maqedonas po ktheheshin në Shkup pasi një udhëtimi në fundjavë në Stamboll.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit.

Shumica e viktimave ishin nga Maqedonia e Veriut, tha për BTV-në një zyrtar nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje.

Deri më tani hetimet dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident tragjik.

E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit.

Shërbimi Hetimor Kombëtar ka marrë përsipër hetimin për shkak të numrit të madh të viktimave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment